Sfida në Champions/ Inzaghi konfirmon mungesën e Asllanit: Kam dyshime për Zielinskin, ndeshje jo e lehtë
Simone Inzaghi, trajner i Interit, foli për Sky Sport në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve në fushën e Young Boys, nesër në mbrëmje: "Është një ndeshje e Ligës së Kampionëve, jo e lehtë për t'u përballur.
Kampionatin nuk e kanë nisur mirë, kanë ndërruar trajner dhe e kanë marrë atë të vitit të kaluar.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit fituan kundër Lucernës, do të ketë vështirësi dhe duhet të trajtohen me respekt”.
Jeni të shqetësuar për tokën sintetike?
Është e qartë se është diçka e re për ne dhe në fakt kemi ardhur të stërvitemi këtu, siç nuk ndodh zakonisht.
Mund të na tregoni se cilët futbollistë mungojnë?
Calhanoglu, Acerbi, Asllani dhe Buchanan nuk do të jenë. Sot do të vlerësoj kushtet e atyre që luajtën të dielën dhe do të shoh se si po shkon Zielinski, i cili së fundmi dha përgjigje të mira.
Më pas do të përpiqem të bëj zgjedhjet e duhura për këtë ndeshje.
