La fushën me barelë, sulmuesi i Kombëtares qetëson tifozët: Shihemi së shpejti!

Pamjet e Arbnor Mujës duke u larguar nga fusha e lojës me barelë gjatë ndeshjes mes Samsunspor dhe Fenerbahçes, shqetësuan jo pak tifozët që panë se si sulmuesi i Kombëtares shqiptare u largua mes dhimbjesh nga terreni i lojës.

Por për fat, dëmtimi që ka pësuar anësori i sulmit duket se nuk ka qenë shumë shqetësues sa mendohej fillimisht, siç ka lënë të kuptohet vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“M’u desh të lija fushën e lojës për shkak të një dëmtimi të vogël. Çdo gjë duket në rregull për momentin. Shihem së shpejti”, ishte mesazhi i Mujës për të qetësuar tifozët.

Muja po kalonte një formë shumë të mirë në këtë periudhë në kampionatin turk dhe kthimi i tij në radhët e Kombëtares dukej mëse i mundshëm.

Tani mbetet të shihet nëse lojtari do të rikuperohet shpejt dhe të kthehet edhe një herë protagonist me Samsunspor, ashtu siç ishte para kësaj ndalese të padëshiruar.

La fushën me barelë, sulmuesi i Kombëtares qetëson