Arteta "harron" shpejt Bournemouthin: Kishim shumë dëmtime, tani duhet të fitojmë në Champions

Arsenali mund ta lërë menjëherë pas zhgënjimin e tij me Bournemouth.

Mikel Arteta synon të shfrytëzojë rastin dhe të marrë fitoren ndaj Shakhtar Donetskut në raundin e tretë të Champions League, siç shpjegoi në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes:

“Natyrisht që duam të fitojmë në çdo kontekst, realiteti është se ne e kemi bërë atë kontekst shumë të vështirë për veten tonë, ishte shumë e vështirë me numrin e lojtarëve që kishim të dëmtuar, kalendarin dhe ndeshjet që duhej të luanim, por ky është realiteti”.

Humbja ndaj Bournemouthit: "Ne nuk ia dolëm në atë ndeshje, historia mund të ishte shumë ndryshe. Humbëm një ndeshje në gjashtë muaj dhe, “ok”, tani duhet të fitojmë përsëri”.

Dëmtimet e shumta: "A janë Odegaard dhe Saka më afër rikthimit? Ata janë afër dhe të dy po përparojnë shumë mirë. Martin nuk është ende në formë. Sa i përket Bukayos, le të shohim se si do ndihet sot.”

Rikthimi i Jurrien Timber: “Mendoj se ai është afër, pa dyshim. Duhet të shohim se si i qaset stërvitjes me të gjithë grupin, sepse nuk e ka bërë ende, por shpresojmë se është shumë afër”.