Ancelotti, ‘frikë’ nga Dortmund: Ka ndryshuar, ekip intensiv dhe me ide

Reali i Madridit rikthehet nesër për të luajtur në Champions ku do të ritakohet me Borussian e Dortmundit në “Bernabeu”.

Një kryqëzim të rikthehet në finalen e pesë muajve më pare, në Wembley, në këtë kompeticion plot “yje”, por trajneri italian, Carlo Ancelotti, e di që skuadra verdhezi, me Sahin në stol, nuk është më e njëjta:

“Borussia ka ndryshuar, para së gjithash trajneri, por edhe disa lojtarë ruajnë të njëjtën ide për futbollin, i cili funksionon mirë dhe ka cilësi kolektive.

Është një ekip intensiv, që luan mirë dhe me cilësi individuale dhe kolektive ”, janë fjalët e para të Ancelotti në konferencën për shtypin.

Në Gjermani u publikua se Borussia nuk stërvitet në “Bernabeu” nga frika e spiunëve...

Futbolli ka ndryshuar. Ju dini gjithçka për ekipin rival, sepse mund t'i shikoni të gjitha ndeshjet e tyre. Nuk ka sekrete. Unë kam të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar ekipin rival.

Real Madrid ka nëntë fitore, një humbje dhe tri barazime. Nga 1 në 100, si është ky Real Madrid?

Ne nuk jemi 100%, mendoj se kemi arritur një rezultat të mirë, por duhet të përmirësohemi në aspektin e lojës. Pak nga pak do ta bëjmë këtë.

Përveç soliditetit në mbrojtje, çfarë i mungon skuadrës?

Është gjithashtu një problem gjendja fizike, jo të gjithë janë në 100%. Duhet të punojmë pak më të bashkuar si ekip.

Çfarë i duhet skuadrës për të përmirësuar në nivelin taktik?

Ne jemi duke punuar në aspektin mbrojtës. Në nivelin sulmues kemi shumë opsione dhe mundësi. Nuk pranojmë shumë gola, është e vërtetë, por rivalët tanë kanë mundësi për të shënuar. Kur jemi solidë dhe kompaktë, kemi shanse më të mira për t’i fituar ndeshjet.

Si e shihni Modricin? A mund të luajë titullar kundër Borussias?

Ai është lojtar unik. Unik në botë dhe unik në stafin tonë. Ka përvojë spektakolare dhe një cilësi unike në menaxhimin e topit, në rolin e tij, në lojën e tij... Ai na ndihmoi shumë në këtë kuptim. Do ta bëjë edhe kundër Borussias, titullar ose jo.