Fonseca: Ndaj Brugge, e rëndësishme, por jo vendimtare. Kam besim te Camarda

Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Club Brugge, e tretë e fazës së kampionatit të kompeticionit më të lartë evropian, trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur edhe kësaj pyetjeje:

"Liverpool dhe Bayer Leverkuseni janë mes më të fortëve në Evropë, por ishin dy ndeshje të ndryshme për mua: me Liverpoolin patëm vështirësi, kundër Bayerit luajtëm një ndeshje të bukur në pjesën e dytë dhe treguam shenja rritjeje.

Por edhe kundër Brugge është një ndeshje e vështirë. Ne duhet të fitojmë nëse duam të vazhdojmë në Champions.

Kjo nuk është vendimtare, sepse ka edhe 5 ndeshje të tjera, por është e rëndësishme nesër”.

Fonseca u pyet edhe për mundësinë e ndërhyrjes në merkato në janar, por ishte i prerë në përgjigje:

"Jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam.

Nuk është normale të kemi Abraham dhe Jovic jashtë, por Camarda është atje dhe ne besojmë shumë tek ai. Nuk mendoj se kemi nevojë për lojtarë të tjerë në atë pozicion."