VIDEO/ Neymar ‘flirton’ me golin, rikthimi do të ishte perfekt

Neymar Junior ishte shumë pranë golit... Një vit pas dëmtimit të rëndë që pësoi në një ndeshje me Brazilin, ish-sulmuesi i Barcelonën dhe PSG-së kthehet në aksion me skuadrën Al Hilal në ndeshje e Championsit aziatik përballë ekipit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain.

Ishte një ndeshje e çmendur, e mbyllur me fitoren 5-4 të skuadrës së brazilianit.

Neymar u aktivizua në minutën e 77-të dhe iu afrua shumë golit, që do ta bënte perfekt rikthimin e tij në fushë.