“Arda Guler, i Juventusit”, hakerat bëjnë lëmsh tifozët bardhezi
“Mirë se erdhe tek Juventusi, Arda Güler! Kështu shkruhet në profilin X (Twitter) në gjuhën angleze të klubit të Juventusit.
Lajm që bën menjëherë xhiro në rrjet, sidomos mes fansave bardhezinj, por nuk ishte i vërtetë.
Transferimi i pretenduar në Torino i lojtarit të Realit të Madridit është në fakt një lajm i rremë i krijuar nga disa hakera që goditën faqen sociale të skuadrës piemonteze.
Fotoja e Gulerit nuk parashikon mbërritjen e sulmuesit të ri në Itali, aq më pak dëshirat e klubit që flasin për një “histori për t'u shkruar së bashku”.
Të gjitha informacione të reme, siç shpjegohet nga skuadra e Juventusit që konfirmoi problemet e hasura në profilin anglez me një postim në Twitter:
"Llogaria jonë në anglisht është hakuar. Ju lutemi, injoroni informacionin e rremë të publikuar në juventusfcen. Ne po punojmë për të zgjidhur problemin".

