SPAK çel tender të ri/ 289 milionë lekë për blerjen e 8 makinave elektrike me KM 0.
Teksa kanë dështuar dy herë radhazi me tenderin 152 milion lekë që kishte si qëllim kryerjen e shërbimeve mekanike dhe elektrike për 43 automjete, prokuroria e posaçme SPAK tashmë ka hedhur sytë në një variant të ri automjetesh.
Tenderi për shërbimet mekanike të flotës së makinave, dështoi pasi askush nga kompanitë e serviseve që veprojnë në Shqipëri, nuk ofroi ofertat ekonomike pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të ngritura në SPAK.
Edhe pse ky tender pritet të rihapet sërish për herë të tretë, zyrtarët e SPAK, nuk kanë humbur kohë duke menduar që në kohët në vijim, të fillojnë dhe zëvendësojë makinat e vjetra me automjete të reja elektrike me kilometrazh 0.
Në 16 tetor 2024 (Dje), prokuroria e Posaçme ka hapur një procedurë tenderuese me vlerë prej 289 milion lekë të vjetra, duke synuar të blerë 8 automjete Foristrada elektrike të tipit “SUV”.
Gazetari i “Ora Neës” Elton Qyno ka mësuar se tenderi është ndarë në dy lote të ndryshme, ku në lotin e parë SPAK ka planifikuar të blejë 3 automjete elektrike për kundrejt 137 milion lekë të vjetra.
Ndërsa në lotin e dytë, SPAK ka parashikuar të shpenzojë një shumë prej 152 mijë lekë të vjetra me qëllim blerjen e 5 automjeteve të reja elektrike me kilometrazh 0.
Ky tender pritet të mbyllet në 15 nëntor, deri atëherë të presim se cilat do jenë ofertat dhe kush nga operatorët ekonomikë do jetë shpallur fitues nga SPAK.


