Përgjimet Kusari Lila-Radoiçiç/ Shala: Nuk është montazh, deputetja e VV-së ka gënjyer tre herë

Azdren Shala nga PSD në Kosovë, në një intervistë në Ora News u shpreh se audio përgjimi i Mimoza Kusari Lila me Radoiçiçin nuk është montazh fare, dhe se Mimoza Kusari Lila ka gënjyer tre herë.

Shala: Sa herë del një skandal i Vetëvendosjes, ata e mohojnë dhe në rastin konkret po thuhet se audio inçizimi është montazh. Unë personalisht, logjika më çon të besoj se kjo nuk është e vërtetë.

Nëse është montazh, Prokuroria Speciale në Kosovë duhet të bëjë punën e vet sa më shpejt aq më mirë, edhe nëse është siç pretendon VetëVendosja ose Mimoza Kusari, gazetarët që e kanë publikuar këtë montazh duhet të shkojnë në burg.

Por nëse është i vërtetë, atëherë burgu duhet të presë Mimoza Kusarin.

Ky nuk është montazh fare, sepse Mimoza Kusari për më tepër sepse ky nuk është audio inçizimi i parë.

Ne kemi parë vitin e kaluar një seri të audio inçizimeve, në atë kohë u lakua emri i Kusarit me Radoiçiçin.

Mimoza Kusari ka gënjyer tre herë, ka dhënë deklarime të ndryshme tre herë.

Një herë ka thënë që nuk kam folur fare, pastaj ka thënë kam folur vetëm dy minuta dhe në fund ka thënë që kam folur vetëm në gjuhën shqipe.

Këtu me dalë e gjithë biseda, del një maskaradë edhe më e madhe.