Mali i Zi flet më shumë serbisht/ Gegaj: Gjuha shqipe më e vogël se ajo e shqiptarëve...

I ftuar në studion e lajmeve të  "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte politikani shqiptar në Malin e Zi, Nikollë Gegaj, për të folur përsa i përket censit që lidhet me Shqiptarët që jetojnë në Malin e zi dhe gjuhës ku duket se ka një ndryshim në vite, % e gjuhës serbe më shumë sesa malazeze.

"Numri i popullsisë shqiptare ka ngelur ashtu siç ka qenë edhe % që e flasin gjuhën shqipe është më e vogël se % e shqiptarëve në Mal të Zi. Në këtë kontekst mendoj se ata që deklarojnë se janë shqiptarë mendojnë se gjuha malazeze ështtë gjuha e tyre. Rezultatet e regjistrimit konfirmojnë se pavarsisht nga propaganda flagrante e entnofederalizimit, natyralisht nga Serbia dhe Rusia, kanë arritur të ruajnë gjithësisht karakterin qytetar të saj. Serbia kishte një propagandë të madhe", tha Gegaj.