Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen dy makina, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 18:51
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete e për pasoje ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjence për ndihme mjekësore në spital.
Ky është aksidenti i dyte që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc tre persona të plagosur.
Te të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.
