KQZ zëvendëson Salianjin/ Nesër i jepet mandati i deputetit Andrea Manos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i dorëzojë të enjten mandatin e deputetit Andrea Manos, i cili zëvëndëson Ervin Salianjin. Më 2 tetor, Kuvendi njoftoi KQZ-në për vakancën e krijuar në parlament pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që dënoi me një vit burg deputetin demokrat nën akuzën e kallëzimit të rremë.

Një ditë pasi Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e deputetit Salianji për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit,

Të enjten do t’i dorëzohet mandati deputetit të ri opozitar Andrea Mano, i cili vinte në radhe nga listat e PD-së në qarkun e Korçës.

Më 2 tetor, kuvendi njoftoi KQZ-në për vakancën e krijuar në parlament pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që dënoi me një vit burg deputetin demokrat nën akuzën e kallëzimit të rremë.

Më tej, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dërgoi kërkesën për të pranuar mandatin Andrea Manos, i cili iu përgjigj pozitivisht në datë 10 tetor.

Por ligjvënësi i ardhshëm demokrat do të gjejë një parlament të rrethuar nga kaosi dhe bojkoti, pasi opozita prej dy javësh ka vijuar me protesta në séance dhe mungesë pjesëmarrjeje në komisione.

Ndërkaq, ditën e enjte ku parashikohet marrja e mandatit nga Mano, në të njëjtën kohë parlamenti do të ketë një mungesë prej 23 deputetësh të dënuar me 60 ditë dhe 40 ditë përjashtime.

I vetmi që do të rikthehet do të jetë Edi Paloka, i cili u dënua me vetëm 10 ditë.