EMRI+VIDEO/ Kishte fshehur dy kallashnikovë në tarracën e lokalit, arrestohet 68-vjeçari në Lushnje

68-vjeçari Ali Sefa ka përfunduar në prangat e policisë së Lushnjes.

Blutë njoftojnë se ky person kishte ishte fshehur 2 armë zjarri kallashnikov, në tarracën e lokalit të tij, armë të cila u sekuestruan së bashku me municionin përkatës.

Njoftimi i Policise Lushnjë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim në masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 68 vjeç, banues në Lushnjë.

EMRI+VIDEO/ Kishte fshehur dy kallashnikovë në tarracën e

Gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.