Droga, nga parcelat në shtëpi/ Muçi: Shqipëria jashtë kontrollit. Nga Dukagjini, a Lazarati, tashmë po mbillet në mes të Tiranës

Për ish-prokurorin Besnik Muçi situata me kontrollin e territorit nga Policia e Shtetit është shumë problematike.

Në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News”, duke iu referuar rastit të shtëpisë së barit të zbuluar në godinat që ishin nën pronësi të Kadastrës, Muçi u shpreh se rasti mbart një kompleks ngjarjesh.

“Duhet të kuptojmë që situata me kontrollin e territorit është shumë e rëndë. Kjo ngjarje dëshmon se tashmë nga kultivimi i kanabisit në zonat e thella të Dukagjinit apo Lazaratit është zhvendosur në mes të Tiranës.

Pra situta është shumë e rëndë. Por edhe mënyra se si u menaxhua nga policia kjo ngjarje ishte shumë e dobët profesionalisht”, theksoi ndër të tjera Besnik Muçi.

NDIQNI EMISIONIN “DREJT” TË KËSAJ TË HËNE NË “ORA NEWS”