Aksident i pesëfishtë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot/ Plagoset një nga shoferët, ja si raportohet gjendja e tij shëndetsore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2024, 20:54
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem. Mësohet se në aksident janë përfshirë pesë makina. Gjithashtu si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit.
Por fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Siç raportohet njëri nga drejtuesit e mjetit është me kombësi maqedonase.
