Alarm për bombë para “PD-së” së Bashës, policia rrethon zonën me shirit. Rezulton njoftim i rremë

Një alarm për bombë është lëshuar pa minuta më parë në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para selisë së PD-së ë Bashës, në rrugën “Ukraina e Lirë”.

"Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin."

Alarm për bombë para “PD-së” së Bashës,