RRUGORJA “BËN NAMIN”/ Në Vlorë dhe Sarandë tre shoferë të arrestuar, mijëra gjoba në një javë. FOTO+VIDEO
Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka publikuar bilancin e javës që lam pas në lidhje me monitorimin në të gjitha akset rrugore.
Sipas komunikatës, 3 drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga dhe 2 të tjerë janë vënë nën hetim për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Ndërkohë që janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme.
Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun ????.
Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë javës që lamë pas:
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
⛔️Është pezulluar 1 leje drejtimi, për shkeljet rrugore “Rregullim i qarkullimit në qendrat e banuara”, “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor” dhe “Ndalimi i qendrimit dhe pushimit të mjeteve”, shkelje këto të filmuara dhe të publikuara në disa media.
Janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryeni parakalime të gabuara dhe të moderoni shpejtësinë.


