TRONDITET SHKODRA/ Vritet me thikë 15-vjeçari! Pamjet e para nga ngjarja (EMRI)

Para pak çastesh ndodhi një konflikt, ku një i mitur 15-vjeçar u qëllua me thikë. 

Mësohet se viktima quhet E.Gjoni, i cili nga plagët e marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

TRONDITET SHKODRA/ Vritet me thikë 15-vjeçari! Pamjet e para nga