“TETORI ROZË” NË SHKODËR/ Mjekët apel grave dhe vajzave: Bëni më shumë kontrolle, parandaloni kancerin

Mjekët në Shkodër kanë apeluar gratë për më shumë kontrolle për kancerin e gjirit. Në “Tetorin Rozë”, shprehet se numri i të prekurave është në rritje, dhe vetëm zbulimi në kohë do të sjellë dhe kurimin e tyre

Në Shkodër numri i grave me kancer të gjirit është thuajse në të njëjtat shifra të vitit të shkuar.

Në “Tetorin Rozë”, spitali i qytetit apelon për më shumë vëmendje dhe kontrolle te gratë

Mjekia Onkologe shprehet se numri i grave të prekura mund të rritet deri në fund të vitit, ndaj kërkoi më shumë punë në ndërgjegjësimin e tyre

Kleva Qeraj theksoi rëndësinë e kontrolleve dhe ekzaminimeve të rregullta

Muaji tetor, i njohur si muaji rozë, promovohen aktivitete për vetëdijesimin mbi kancerin e gjirit.

Gratë inkurajohen të bëjnë kontrolle të rregullta dhe të informohen mbi shenjat e hershme të sëmundjes.