Vjedhja e Tiranës me "5D"-në/ Pas molotovëve, opozita rikthehet te bashkia, kërkohet largimi i Veliajt

Mbahet sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës.

Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

Prej kohësh opozita, proteston para bashkinë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen 5D, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion  Veliaj të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ''5D'' si dhe tek inceneratori i Tiranës. 

Kujtojmë se opozita zhvilloi me 7 tetor protestën kombëtare, e para që pas nisjes së mosbindjes civile pas arrestimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji. 

Në protestën e 7 tetorit, opozita hodhi molotov drejt disa institucioneve, ku më të goditurat ishin selia e PS-së dhe bashkia e Tiranës.