Hysi: Duke dhënë dorëheqjen si deputet, Jurgis Çyrbja nuk është më subjekt i SPAK-ut

Avokatja, Vasilika Hysi e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se duke dhënë dorëheqjen si deputet, Jurgis Çyrbja nuk është më subjekt i SPAK.

Hysi: Hetime të cilat i ka kryer kur ka qenë titullar i hipotekës zyrës së regjistrimit.

Ai gjykohet në gjykatën e shkallës së parë.

Duke dhënë dorëheqjen si deputet ai nuk është subjekt i SPAK.

Kjo mund të jetë një mënyrë apo taktikë ligjore për të zhvendosur dhe për tu gjykuar në gjykatën e Durrësit.

Janë mënyrë dhe konsulenca e avokatëve.

Mendoj se nëse ka lidhje me çështjet e tjera të cilat janë objekt i akuzave të gjykatës së posacme do të qëndroj aty.

Në rast se nuk ka lidhje me çështjet e tjera padyshim që do kalojë për kompetencë në juridiksionin e përgjithshëm.