VIDEO/ Hapet Xhamia e Namazgjasë, Rama: Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është tashmë trashëgimia e një populli të tërë

Ka nisur ceremonia për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

I pranishëm në këtë përurim është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe bashkëshortja e tij.

Gjithashu i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Në ceremoni po marrin pjesë qindra besimtarë myslimanë.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh duke thënë se kjo foltore tashmë është trashëgimi e një populli të tërë.

“Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan. Shumë e nderuar zonja Erdogan.

Fort të nderuar klerikë dhe fort të respektuar besimtarë.

Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli, ka qenë i shumëpritur nga komuniteti mysliman, i vonuar për shumë arsye.

Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është tashmë trashëgimia e një populli të tërë”.