Takimi me Erdoganin në presidencë, zbulohet pse Begaj foli për ambiente të vogla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 18:25
Vizitën presidenti i Turqisë e nisi në pritjen në presidencë.
Gjatë takimit në selinë e kreut të shtetit ishte presidenti i Turqisë që shprehet se ambientet e kreut të shtetit janë të vogla.
Ndërsa Begaj i përgjigjet se i ka kërkuar kryeministrit Rama fondet përkatëse.
Nuk dihet nëse presidenca ishte kujdesur të mbante mediet vendase larg për të mos zbuluar detaje, për çështje sigurie apo tjetër.
Pas takimit me dyer të mbyllura në deklaratën për mediet u tha se Begaj vlerësoi mbështetjen e Turqisë në tërmetin e vitit 2019.
Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi, kontributi reciprok dhe roli i Turqisë si faktor ndihmës në forcimin e bashkëpunimit tonë në organizmat ndërkombëtarë, ku dy vendet janë anëtare.
