Rama të premten vizitë zyrtare në Hungari, do takohet me Viktor Orban
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 21:57
Paraditja e së premtes do ta gjej kryeministrin Edi Rama në një vizitë zyrtare në Hungari.
Kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun hungarez Viktor Orban.
Pritet edhe nënshkrimi një marrëveshje në sektorin e bujqësise.
Shqipëria ka marrëdhënie të konsoliduara me Hungarinë.
Në vitin 2021 kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest.
Dy vite më vonë erdhi në Tiranë Viktor Orban nga ku u nënshkruan disa marrëveshje.
