VIDEO/ Përurohet Xhamia e Namazgjasë, Erdogan: Vepër madhështore për shqiptarët dhe gjithë myslimanët në Ballkan

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, u shpreh falënderues, ndërsa theksoi se uron që kjo xhami të sjellë dobi për të gjithë besimtarët.

Gjithashtu presidenti turk u shpreh mirënjohës dhe falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë shqiptarët

“I nderuar kryeministër Edi Rama, miku im i çmuar, motra dhe vëllezër shqiptarë të ftuar dhe miq, ju falënderoj përzemërsisht. Sot jam shumë entuziast dhe i lumtur që jam këtu me ju.

Gjithsecilin nga ju e falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë…Shpreh falënderimet më të thella për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të gjithë mbështetjen dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore”, tha ai.

Gjithashtu Erdogan shtoi se kjo është vepër madhëshotre për shqiptarët e myslimanët në Ballkan. 

Erdogan: Në emrin e Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, miku im i çmuar. Të dashur vëllezërit dhe motrat e mi shqiptar, më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht me ndjenjat e mia të thella. Sot jam entuziast dhe i lumtur që jam këtu së bashku me juve dhe për këtë arsye gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë, i lutem Allahut për xhaminë e Namasgjasë, themelet e saj i hodhëm në 2025, për shqiptarët dhe myslimanët në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen dhe falënderimet e mia më të thella për Ramën dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar në realizimin e kësaj vepre madhështore. Xhamia e Namagjasë, tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar 6 shekuj. Xhaminë e madhe e kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia, deri te teknologjia që është përdorur gjatë ndërtimit.