Rama krah Erdoganit: Hamas nuk ka vend në të ardhmen paqësore, mbështesim zgjidhjen me dy shtete

Ndryshe nga presidenti Erdogan, kryeministri Rama tha se ajo që ndodh në Gaza është nja tragjedi me proporcione kolosale, por Hamasin e cilësoi si një organizatë terroriste. 

Rama: Ukraina është një temë qëndrore, sot vec konfliktit të tmerrshëm në Ukrainë, që po godet një popull që ëhstë në të drejtën e vet për të jetuar i lirë, edhe ajo që ndodh në Gaza është nja tragjedi me proporcione kolosale.

Bashkëndajmë vlerësime të njëjta për agresionin rus në Ukrainë dhe të drejtën e popullit palestinez për të jetuar i lirë në shtetin e tij.

Në një pikë kemi këndvështrim të ndryshëm. Duke qenë të vendosur kundër terrorit për ne, terrori në cdo formë dhe me cdo pamje që shfaqet është i patolerueshëm. Kemi votuar në KS për një armëpushim, por për ne Hamas nuk ka vend në të ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane Izraelit dhe Palestinës.