VIDEO-LIVE/ Në këmbë nga selia tek sheshi, Meta: Pjesëmarrja në protestë, ndjenjë e fortë e revoltës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 18:46
Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre: Zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi nga burgu i Sali Berishës.
Ndërkaq sapo ka nisur marshimi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” i deputetëve të opozitës të cilët ishin mbledhur në selinë e Partisë Demokratike.
Po ashtu drejt sheshit para Kryeministrisë ka nisur marshimin edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gjatë rrugëtimit ai ka folur me gazetarët teksa ka renditur arsyet se pse qytetarët protestojnë sot
VIDEO - LIVE/ JA ÇFARË PO NDODH NË TIRANË

