Denaj: Eksportet në 7 muaj, rritje me 16.7 %. Pritshmëria për 2024-ën, më e lartë se vitet e kaluara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 21:21
E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha se eksportet në vendin tonë në 7 muaj, rritje me 16.7 %.
Denaj: Vitet e fundit, eksportet kanë pasur një përqindje mesatare prej 13 deri në 15 përqind. Këtë vit, kjo shifër ka arritur në 16.7 përqind, duke treguar një rritje të dukshme. Ky zhvillim tregon se produktet dhe ngjarjet e esporteve po mirëpriten gjithnjë e më shumë në treg.