Berisha: Diktatori Sajed, njëlloj si Sajedi i Tiranës! Burgos e arreston kundërshtarët politikë për të marrë mandatin

Berisha: Miqtë e mi, pasnesër në Tunizinë e Sajedit, në Tunizinë e Edi Ramës, votohet. Por si votohet do thoni ju? Të dashur miq, në Tunizi votohet njëlloj si në Shqipëri. Diktatori Sajed për të marrë mandatin ka burgosur liderin e opozitës së partisë kryesore.

Diktatori Sajed, për të marrë mandatin, njëlloj si Sajedi i Tiranës, ka përndjekur politikisht liderin e  partisë së dytë opozitare. Diktatori Sajedi i Tunizisë, njëlloj si Sajedi i Tiranës, burgosi dy ditë më parë edhe liderin e partisë së fundit të vogël opoziare.

Ja pra, se si Sajedi i Tunizisë, njëlloj si Sajedi i Tiranës kërkon të marrë mandatin, duke burgosur, arrestuar kundërshtarët e tij politikë. Miqtë e mi, kjo është një betejë pra për ekzistencën e lirisë, e dinjitetit, e opozitës, e rotacionit të pushtetit, e fitores.