Spiropali takon Fluharty: Vlerësim punës së IRI-t në forcimin e demokracisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 16:49
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me John Fluharty, Drejtor i Programit për Shqipërinë, të Institutit Republikan Ndërkombëtar.
Spiropali vlerësoi punën që Instituti Republikan Ndërkombëtar ka bërë për të ndikuar në forcimin e demokracisë.
“Për t’u vlerësuar puna që ekipi i IRI-t ka bërë, për të ndikuar në forcimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë qendrore dhe vendore, si dhe rritjen e kapaciteteve të partive politike”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.
