Salianjit i përgjigjet Peleshit: Je përfitues nga dy standardet e drejtësisë, helmon me kimikate qytetarët

Salianji: Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i  gjykatave! Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat,  edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat. Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.

Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar! I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqipërinë?! Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standardet e drejtësisë. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.

Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Ministre Bujqësie,  ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët! Publiku do te dijë; ku janë hetimet për  Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?

Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë? Çfarë  shkakton dëm për interesin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda ditës për ne Itali?!

Nëse thënia e të vërtetave dhe denoncimet e mafies kane kosto, po marr përsipër çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirisë dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojnë se kjo do të ndalë të vërtetat. E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që ne parlament e paralajmëroi në 3 seanca dënimin tim politik. Ishte Rama vetë që  dhe pas vendimit, i doli për zot dënimit, duke I dhënë argumente gjykatës që ende sot nuk po i shpall.

E vërteta vonon, por nuk harron!