Pas Donald Trump, Këlliçi vijon takimet me senatorët amerikanë në Michigan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 19:43
Pas takimit me ish-presidentin Donald Trump, anëtari i Kryesisë së PD-së, njëkohësisht drejtues politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar takimet në ShBA me kandidatët republikanë për senator në zgjedhjet e nënëtorit.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Këlliçi njofton se është takuar edhe me kandidatin për Senator dhe ish Kongresmenin e këtij shteti për 14 vite, Mike Rogers.
‘Nga takimi i Presidentit Trump në Saginaë, Michigan, ku pata mundësinë të takohem dhe me kandidatin për Senator dhe ish Kongresmenin e këtij shteti për 14 vite, Mike Rogers’, shkruan Këlliçi në Facebook.

