Gjendet i pajetë një person në aksin Korçë-Pogradec, dyshohet se e kanë përplasur me makinë

Një person është gjetur i pajetë në rrugën Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Paraprakisht policia dyshon se një mjet e ka përplasur personin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.