Moti i keq/ Rrëzohet pema në Tiranë, nuk ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 18:53
Një pemë është rrëzuar në zonën e ish-bllokut në Tiranë pasditen e sotme, si pasojë e lagështirës nga moti i keq me reshje.
Pema ka zënë të gjithë rrugën, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga rrëzimi i pemës është krijuar edhe trafik në rrugë.
