Fushata ''tetori rozë''/ Qirjako: Kanceri i gjirit, nëse kapet herët, shanset për t'u shëruar janë të larta

Mjekja dhe specialistja pranë ISHP-së, Genta Qirjako në një intervistë në Ora News u shpreh se sëmundja e kancerit të gjirit nëse kapet herët, shanset për tu shëruar janë të larta.

Qirjako: Bëhet fjalë për një sëmundje e cila nëse lihet në ecurinë e saj natyrale ka një fatalitet të lartë.

Dhe pikërisht për këtë arsye nëse ne e dimë se çfarë të bëjmë në mënurë që ta shmangim këtë gjë, na e ofron tetori rozë dhe ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.

Është një sëmundje e cila mund të parandalohet, në ndryshim nga shumë forma të tjera tumorale, është ndër të paktat kancera që nëse kapet herët shanset për tu shëruar janë të larta.

Kjo e bën jashtëzakonisht të rëndësishëm ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e rëndësisë që ka thjesht një ndjekje rutinë për të shmangur një pasojë që mund të jetë fatale.