"Nuk do të dërgojmë përfaqësues në komision" - KLGJ refuzon “Xhafajn”, por jo KLP-ja

Këshilli i Lartë Gjyqësor i bashkohet institucioneve të tjera të pavarura të drejtësisë për të mos dërguar përfaqësues në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.

KLGJ-ja thekson se janë të hapur për të dhënë opinione, por nuk do të dërgojnë përfaqësues të tyre në komision.

"Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur në mbledhjen e së hënës që të caktojë dy anëtarë: Arta Mandro anëtare e KLP-së nga Shoqëria Civile dhe Vate Staka nga radhët e prokurorëve", bën me dije gazetari i "Ora News", Edison Vatnikaj.