Dy furgona përplasen në aksin Levan- Tepelenë, mbeten të plagosur 6 pasagjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 18:11
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh.
Dy furgonë janë përplasur me njëri- tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë.
Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e detajeve të aksidentit.