Pogradeci në ''Black out''/ Pa energji elektrike dhe disa fshatra përreth prej motit të keq

Rrebeshet e shiut në të gjithë vendin ditën e sotme, kanë lënë në errësirë qytetin e Pogradecit dhe disa fshatra përreth.

Dyshohet se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë.

Momentalisht nuk dihet shkaku i stakimit, ndërsa mësohet së grupet e punës janë nisur për të evidentuar arsyet e ndërprerjes dhe për të kthyer energjinë.

Dyshohet se shkak për ndërprerjen mund të jenë bërë kushtet e vështira atmosferike ose rrufetë, por pritet një verifikim nga grupet e punës.

Ndërkohë, nuk dihet kur do të kthehet furnizimi.