Me VIDEO/ Shi bie në Tiranë - Kryeqyteti shqiptar përmbytet me 5 minuta reshje. Meta e Blushi denoncojnë pamjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 12:16
Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu kanë përfshirë ditën e sotme edhe Tiranën.
Pamjet shqetësuese nga rrugët e kryeqytetit janë publikuar edhe nga Partia e Lirisë
Presidenti i kësaj partie Ilir Meta denoncon pamje nga: “Përmbytja e parë në Tiranë pas 5 minuta shi! Rruga “Frosina Plaku” në Njësinë Bashkiake Nr.7 nën ujë!”
Po ashtu, Tirana në pushtetin e ujit është denoncuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi.
“Rruga "Nikolla Tupe" në Njësinë Bashkiake Nr.5 u asfaltua një vit më parë, gjatë fushatës elektorale, në vlerën 68 milion lekë.
Por mjaftuan 5 minuta shi që kjo rrugë të përmbytet.
Arsyeja është e thjeshtë: Fondet për kanalizimin përfunduan në xhepat…”, shprehet Blushi.

