Vetëm një orë reshje shiu, bllokohen kanalet e rrugëve të qytetit të Bulqizës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 12:29
Ka mjaftuar vetëm një orë të reshjeve të shiut, të shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë, ku ka bërë që uji të vërshoje në rrugët e qytetit dhe në rrugët nacionale.
Kanalet kulluese nuk e përballojnë prurjet e mëdha të ujit pasi vërshimi i ujit ka sjellë edhe inerte. Kjo nuk është hera e parë që rrugët e qytetit si dhe pedonalja përmbyten sa herë që ka reshje të dendura të shiut!.
