PAMJET/ Durrësi nën "pushtetin e ujit", përmbyten rrugët, Hysaj: Ku janë Emergjencat Civile? Cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë?

Durrësi është përfshire nga moti i keq paraditen e sotme. Stuhi me erëra te forta dhe shi e kanë bërë të pamundur qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve gjatë paradites.

Lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisen me 8 orë vonese për shkak te dallgëve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.

Burimet nga porti detar i Durrësit bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve pa problem.

Një tjetër shqetësim vjen nga përfaqësuesja e Partisë Demokratike në Durrës, Jola Hysaj, e cila denoncon me video situatën në disa zona të qytetit bregdetar

DENONCIMI I HYSAJT

Përshëndetje nga Durrësi!

Jam shume kurioze të di se ku janë Emergjencat Civile në Durrës?

Apo të presim që Kodra e Currilave të zbresë në det?

Apo të presim që Erzeni të dalë nga shtrati e të përmbyten sërish shtëpi të tëra?

Apo të presim që të këputen "fijet e filispanjës" të Osshe-s dhe fshatra të tërë të mbesin pa drita?

Apo të presim që kanalizimet e ujërave të zeza të mbulojnë Plazhin, Shkozetin e Durrësin, dhe te notojmë në ujëra të ndenjura?

Është njoftuar për reshje të dendura gjatë gjithë ditës, cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë?