Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do shqyrtohet kërkesa e Salianjit për pezullimin e dënimit me burg

Gjykata e Larte do të shqyrtojë mesditën e 15 tetorit kërkesën e deputetit Ervin Salianji për pezullimin e masës së arrestit. Mësohet se shorti ka përcaktuar Sokol Binaj si relator të çështjes që do të shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Rekursi paraprak së bashku me kërkesën për pezullim u regjistrua në datë 1 tetor prej avokatit Ledio Braho.

Prej së premtes e 27 shtatorit Salianji ndodhet në burgun e Fierit pasi gjykata e Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me një vit burg.

Në dokument thuhet se Ervin salianji, i cili pas apelit u vetë-dorëzua dhe u arrestua ndërsa ishte ende deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Më tej thuhet se ai ka marrë mbi 10 mijë vota nga zgjedhësit dhe se për votimet e vitit 2025 është drejtues politik.

Ekzekutimi i masës së arrestit sipas mbrojtësve bën që ai të mos përfaqësojë zgjedhësit, si dhe i ndalon aktivitetin politik

Ndërkaq vetëm në datën 2 tetor përmes sekretarit të përgjithshëm të kuvendit, KQZ është njoftuar për përfundimin e mandatit.

Do të jetë kryekomisioneri që do të njoftojë vendimin, ndërsa Andrea Mano pritet të marrë mandatin e deputetit në parlament.

Ndaj Salianjit rëndoi akuza e kallëzimit të rremë në çështjen “Babale” pas denoncimit përmes një audio ku thuhej se Geron Xhafa fliste për shitje të kanabisit. Por në padinë e bërë në gjykatë u tha se gjithçka ishte e manipuluar dhe zërat ishin imitim