Altin Belba kërkon ndihmë për të shpëtuar jetën e tij: Operimi bëhet vetëm në privat!

Altin Belba, një djalë i ri nga Prrenjasi, ka lindur me një problem të rëndë shëndetësor – hipertension portal, një gjendje kritike që ka vënë jetën e tij në rrezik të përhershëm.
Për shkak të kësaj sëmundjeje të rrallë, ai duhet të marrë transfuzion gjaku një herë në muaj, duke kaluar periudha të vështira që kanë rrezikuar disa herë jetën e tij.
Në “Drejt” nga Luan Rama, Altini tha se procedura mjekësore duhet bërë në një institucion mjekësor privat pasi kushton.
Belba: Jam pritur nga ministria e Shëndetësisë dhe më kanë thënë për të bërë letrat për spitalet në Turqi, por që është e pazgjidhshme, sepse është e njëjta procedurë. Kam qenë 5 herë në Turqi dhe më kanë thënë se duhet të zgjidhet në spitale privat, por ne si Shqipëri kemi marrëveshje vetëm me spitalet publike.
Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në Gofundme. Ka arritur në një shifër që nuk mund ta besoja, është gjysma e shumës që duhet për operacionin.
