Po kalonte te vizat e bardha/ Furgoni përplas këmbësoren, ja gjendja shëndetësore e 60-vjeçares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 09:35
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, në rrugën “Transballkanike”. Mësohet se një grua rreth të 60-ve është përplasur nga një mjet furgon. Siç raportohet këmbësorja në momentin e përplasjes ka qenë duke kaluar te vizat e bardha.
E moshuara ka marrë dëmtime në trup dhe është dërgua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Gjithashtu ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur veprimet procedurale dhe hetimet aktive, teksa ka shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit furgon ngjyrë vishnjë, i cili për shumë minuta ka qëndruar brenda makinës, derisa janë kryer veprimet paraprake.
