AKSIDENT I RËNDË/ Makinat bëhen copash në autostradën Thumanë - Tiranë, humbet jetën 60-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 08:36
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur "Ura e Gjolës", mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin I. P.
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

