Tërhoqi lekë me kartën e bankës që i kishte “humbur” një gruaje, prangoset 37-vjeçari, e pësojnë edhe mbesa dhe hajdutja në shtëpinë e 60-vjeçares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 09:02
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Stacioni i Policisë Dimal vuri në pranga shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka tërhequr një shumë parash, me kartën e kreditit që i kishte humbur një 60-vjeçareje.
Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 41 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi dyshohet se i ka dëmtuar banesën, mbesës së saj 24 vjeçe, pas një konflikti për motive të dobëta me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

