EMRAT/ GJKKO shpall moskompetencën, dosja e ish-zyrtarëve në Bashkinë e Durrësit i kalon Gjykatës së Durrësit

Gjykata e Posaçme shpall mos kompetencë për ish-zyrtarët në Bashkinë e Durrësit Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka, të cilët kërkuan gjykim të zakonshëm dhe të ndahej çështja nga Vangjush Dako.

Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi kalimin e dosjes në ngarkim të këtyre personave në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Këta të fundit në seancën e kaluar kërkuan shpalljen e moskompetencën lëndore dhe dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Durrësit, me argumentin se akuza që rëndon mbi ta nuk është komentente për tu shqyrtuar nga kjo gjykatë. Kërkesa e tyre u rrëzua nga gjyqtarja Elsa Ulliri.