''Në ditën e tyre, qeveria i shpërblen me 25 lekë të reja në ditë 800 mijë pensionistët.'', Xhixho: Ja programi i PL-së për pensionistët

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet dita Ndërkombëtare e Pensionistëve i gjen pensionistët me një pension qesharak dhe një indeksim si tallje për sakrificat e mundin e tyre në vite.

Postimi i Xhixhos:

Dita Ndërkombëtare e Pensionistëve i gjen pensionistët me një pension qesharak dhe një indeksim si tallje për sakrificat e mundin e tyre në vite.

Në ditën e tyre, qeveria i shpërblen me 25 lekë të reja në ditë 800 mijë pensionistët.

Partia e Lirisë ka një program konkret për një jetë dinjitoze për pensionistët:
1. Dyfishimi i pensioneve

2.Pensionet do të indeksohen në përputhje me inflacionin e artikujve ushqimorë.

3.Mbulimi financiar për ilaçet

4.Shërbime mjekësore dhe infermierore në banesë

5.Shërbime mjekësore me përparësi për të shmangur pritjet e gjata.

6. Shërbime rehabilitimi dhe fizioterapie falas për pensionistët me sëmundje invalidizuese.

7.Pajisje mjekësore falas për lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve

Para ka por nuk ka për pensionistët, por për inceneratorët që nuk eksiztojnë, PPP dhe klientët e qeverisë.

Ky regjim duhet të ndëshkohet më së pari nga pensionistët që për 11 vjet nuk kanë bërë asgjë por vetëm kanë marrë vota qyl prej tyre.