''PS erdhi në mënyrë të dhunshme në pushtet'', Zhllima: Me 21 janar u goditën të gjithë punonjësit e policisë

Avokati, Gylsem Zhllima i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se PS erdhi në pushtet në një formë të dhunshme dhe se me 21 janar u goditën të gjithë punonjësit e policisë.

Zhllima: Unë mendoj se populli duhet të sillet dhe një pjesë e opozitës duhet të jetë bashkë me popullin.

Iniciativa e deputetëve pikë së pari nuk është një iniciativë që i bën popullit atë që themi shpresën, jep shpresën.

Por thjesht popullin e ndez.

Por a ndizet populli dhe gjatë rrugës fiket? Këtu është problemi tek opozita.

Mënyra që të marrësh pushtetin në këtë formë ka ardhur edhe PS.

Mos të harrojmë faktin që PS me 21 janar goditi të gjithë punonjësit e policisë, edhe kryeministrinë.

Pra mënyra se si ajo erdhi në pushtet erdhi në një formë të dhunshme.