Vokshi: Kjo që e quan Berisha nuk është mosbindje civile e revolucion, Rama duhej rrëzuar në 2017

Në “Drejt” nga Luan Rama, analisti Indrit Vokshi tha se po të marrim kriteret e Berishës do të duhej të kishim një revolucion të përgjithshëm, por nuk e bën atë

Vokshi: Po të marrim kriteret e Berishës do të duhej të kishim një revolucion të përgjithshëm, por nuk e bën atë sepse nuk e beson atë. Do të kalojnë me disa djegie karrigesh. Qeveria e Ramës duhej të rrëzohej në 2017 sepse Shqipëria u mbush me kanabis. Qeveria duhet ta mbyllte mandatin në 2017.

Berisha ka thënë se ky është një revolucion dhe mosbindje civile, kur në fakt mosbindja civile nuk është kjo, por është të mos paguash dritat dhe taksat e të dalësh në rrugë